Pompeo kërkon të vizitojë Teheranin!

Sekretari amerikan i shtetit pretendoi se kërkon të zhvillojë një vizitë në Teheran për t’i dërguar mesazhin e politikës së jashtme të Amerikës Iranit.

Mike Pompo të premten në mëngjes në një intervistë me rrjetin informativ “Blumberg”, deklaroi: “Kërkoj të zhvilloj një vizitë në Teheran në mënyrë që atje t’i drejtohem popullit të Iranit dhe flasë për politikën e jashtme të qeverisë së Donald Trump”.

Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, gjithashtu të mërkurën pretendoi: “Uashingtoni është i gatshëm pa parakusht dhe në çdo kohë, të bisedojë me Teheranin!”.

Autoritetet amerikane po pretendojnë se dëshirojnë të vizitojnë Teheranin dhe të zhvillojnë negociata me Iranin në kohën kur qeveria e Donald Trump me daljen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe me kthimin në fuqi të sanksioneve naftore, po zbatojnë politikën e presionit në maksimum kundër popullit të Iranit dhe kanë vendosur sanksionet më të padrejta kundër popullit iranian.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë ka theksuar: “Irani pavarësisht të gjitha presioneve, nuk do të dorëzohet para politikës arrogante të Amerikës dhe në emër të negociatave nuk do të ulët në tryezën e dorëzimit”./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne