Pompeo: Maduro i ka ditët e numëruara

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh i bindur se “Maduro i ka ditët e numëruara”.

Sekretari Pompeo gjatë pjesëmarrjes në një program të kanalit televiziv amerikan “CNN” i vlerësoi zhvillimet e fundit në Venezuelë.

Pompeo theksoi se do të vazhdojnë me përpjekje për “arritje në demokraci” të popullit të Venezuelës dhe për të dërguar “ndihmat humanitare” në këtë vend, ndërsa mbrojti qëndrimin se qëllimi i vetëm i ShBA-së në Venezuelë është vendosja e demokracisë.

“ShBA-ja do të vazhdojë të mbështesë presidentin e përkohshëm Juan Guaido. I bëjmë thirrje ushtrisë së Venezuelës që t’i kthehen detyrës së mbrojtjes të popullit të saj”, bëri të ditur Pompeo.

Gjatë prononcimit të tij Sekretari amerikan gjithashtu u shpreh i bindur se “Maduro i ka ditët e numëruara”.

Ai bëri vlerësime të gjera në lidhje me Venezuelën, Kubën dhe Nikaraguan, ndërsa tërheq vëmendjen që ai nuk u prononcua fare për ekzekutimet e dënimeve me vdekje në Egjipt.

Ndërkaq gjatë pjesëmarrjes në një program të kanalit televiziv amerikan “Fox News”, ai në objektiv mori udhëheqjen e Maduros dhe për Presidentin e Venezuelës përdori shprehjen “Tiran i sëmurë”.

Pompeo bëri të ditur se nuk mund të pengohet hyrja e maunave me “ndihma humanitare” në Venezuelë, ndërsa mbrojti qëndrimin se ushtria venezuelase duhet të marrë përgjegjësi në këtë drejtim.

Venezuelë – 4 persona humbin jetën në përleshjet në kufirin me Kolumbinë | TRT Shqip

Juan Guaido, Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës të dominuar nga opozitarët, muajin e kaluar u vetshpallë “president i përkohshëm” dhe u njohë nga Australia, Kanada, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panama, Argjentina, Kosta-Rika dhe Guatemala me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq së fundmi edhe Parlamenti Evropian e hodhi një hap në këtë drejtim.

Ndërsa Turqia, Meksika, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia përsëritën përkrahjen e tyre ndaj qeverisë së Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, i cili pas këtyre zhvillimeve ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe politike me ShBA-të, por bëri të ditur se marrëdhëniet tregtare do të vazhdojnë.

Pas këtyre zhvillimeve Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha se njëra prej mundësive është edhe dërgimi i trupave në Venezuelë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne