Bota

Pompeo për angjensinë e krishterë: “Trump, i dërguari i Zotit, me mision për të shpëtuar Izraelin”

Members of the clergy lay hands and pray over Republican presidential nominee Donald Trump at the New Spirit Revival Center in Cleveland Heights, Ohio, on September 21, 2016. Photo courtesy of REUTERS/Jonathan Ernst

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, befasoi mediat duke thënë se ka shumë mundësi që presidenti amerikan Donald Trump, të jetë dërguar nga Zoti për të shpëtuar Izraelin nga Irani.

Pompeo I bëri këto komente në një interviste për një angjensi të krishterë lajmesh gjatë udhëtimit të tij në Izrael.

MIKE POMPEO
SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Si një i krishterë, me siguri besoj se kjo është e mundur, pra që presidenti Trump të jetë dërguar nga Zoti për të shpëtuar popullin hebre. Është e mbrekullueshme të shohësh historin e besimit në këtë vend, dhe administrata jonë po bën të mundur të për sguruar demokracinë në Lindjen e Mesme, që ky shtet të mbetet hebre. Kam besim se këtu është dora e Zotit”

Për paqen në Lindjen e Mesme, Pompeo tha se SHBA-të janë pranë shkatërrimit të ISIS, megjithatë kërcënimi nga islamikët radikalë vazhdon.

“Kur mendojmë për Sirinë në administratën Trump, ne mendojmë për të gjithë rajonin, e drejtë, që shtrihet nga Iraku deri në Mesdhe. Sfidat në Siri mbeten. Ne jemi pranë shkatërrimit të kalifatit dhe kjo do të marrë fund shumë shpejt. Por kërcënimi nga terrorizmi radikal islamik vazhdon. Dhe kështu ne do të jemi në një përpjekje të vazhdueshme për të mposhtur ISIS”

Pompeo nuk është I pari që mendon se kreu I Shtëpisë së Bardhë mund të jetë I dërguar I Zotit. Në janar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha për një rrjet televiziv fetar se Perëndia “donte që Donald Trump të bëhej president”.

Që kur hyri në Shtëpinë e bardhë, Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Iranit. Ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore duke e quajtur atë të gabuar.

Një vit më parë njohu Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit dhe shpërnguli ambasadën amerikane atje, e pak ditë më parë tha se SHBA njeh lartësitë e Golanit si pjesë e Izraelit, që ky i fundit i pushtoi nga Siria në 1967.

OPINIONE