Pompeo: Turqia ka të drejtën e saj për t’u mbrojtur në Idlib

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se kanë vlerësuar të gjitha mundësitë për mbështetjen e Turqisë, e cila ka të drejtën të mbrojë veten e saj në rajonin Idlib të Sirisë.

Pompeo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp të organizuar në ndërtesën e Departamentit dhe bëri vlerësime edhe në lidhje me zhvillimet në Idlib.

Ai theksoi se në sulmet e ndërmarra nga Rusia, regjimi i Esadit, dhe Irani janë dëmtuar qindra mijëra civilë në Idlib dhe i bëri thirrje Rusisë që t’i kthehet  Marrëveshjes së Soçit të arritur me Turqinë në vitin 2018 dhe të sigurojë mbarëvajtjen e armëpushimit.

Pompeo tha se Turqia ka disa kërkesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria turke bëri disa kërkesa. Tani jemi duke i vlerësuar të gjitha këto. Së bashku me ekipin e Departamentit të Mbrojtjes jemi duke kërkuar rrugën më të mirë për të reduktuar dhunën në rajon (Idlib) dhe për të ndaluar këtë krizë të madhe njerëzore. Gjithashtu ne besojmë se partnerja jonë në NATO, Turqia ka të drejtën të mbrojë veten e saj në rajonin Idlib të Sirisë kundër rrezikut që përbën regjimi i Esadit, rusët dhe iranianët”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne