Populli i Palestinës me unitet do ta kundërshtojë planin amerikan “akordi i shekullit”

Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës dhe shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) kanë theksuar se populli i Palestinës me unitet do të përballet dhe kundërshtojë planin amerikan “akordi i shekullit”.

Agjencia e lajmeve SAFA njoftoi se Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës dhe Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të lëvizjes Hamas, të enjten në një bisedë telefonike kanë diskutuar zhvillimet politike në territoret e pushtuara dhe formimin e kabinetit qeveritar të regjimit sionist që synon ta zbatojë planin amerikano-sionist të ashtuquajtur “akordi i shekullit” në kuadër të aneksimit të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Ismail Hanije me këtë rast ka thënës se populli i Palestinës nuk do ta pranojë kurrfarë plani që ka qëllim shkeljen e të drejtave legjitime të popullit të Palestinës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne