Popullsia drejt plakjes, të moshuarit mes varfërisë dhe braktisjes

Statistikat në Shqipëri tregojnë se popullsia është plakur me 10 për qind që prej vitit 1990. Mosha e tretë ndeshët me mjaft barriera, që nga sëmundjet, braktisja, varfëria. Asistenca në shtëpi nuk ofrohet edhe pse ligji është miratuar disa vite më parë. 27 nga 61 Bashki nuk ofrojnë asnjë shërbim social. Shoqatat që mbrojnë të drejtat e kësaj grupmoshe ngrenë shqetësime të thella, ku ndër më kryesoret mbetet trajtimi me pensione të ulëta, që prej disa vitesh janë indeksuar me 200 deri ne 300 lekë në vit. Autoritetet thonë se po punohet për ofrimin e shërbimeve të asistencës në shtëpi, përmes fondit social si dhe krijimin e qendrave rezidenciale dhe ditore që mbeten të pamjaftueshme në raport me kërkesat e larta.

Shqipëria po përballët më sfidën e plakjes së popullsisë për shkak të uljes së lindshmërisë dhe emigracionit. Mosha e tretë ajo mbi 60 vjec, përbën afro 13 për qind të popullsisë në raport me 9 për qind që ishte nje dekadë më parë apo përkundrejt 3 për qind që ishte në vitin 1990. Femrat përbëjnë më shumë se gjysmën e kësaj grupmoshe. Të moshuarit ndeshen shpesh me barriera shoqërore që ndikojnë mjaft në jetën e tyre.

“Popullsia e moshës së tretëka një sëmundshmëri më e lartë, ka përjashtim social shumë në dukje. Ka jetesë në vetm dhe gjithashtu dhe në varfëri”, shprehet Elsona Agolli analiste programi e UNFPA

Institucionet kanë hartuar një strategji për të moshuarit e cila paraqet sfida të shumta, pasi 60 për qind e të moshuarve jetojnë në zona të izoluara dhe ofrimi i shërbimeve është i vështirë. Organizatat që mbrojnë të drejtat e të moshuarve vecojnë disa probleme.

“Të moshuarti ndeshen me diskriminimin për të qenë aktiv. Nëse ata do ishin aktiv dhe sëmundjet do ishin ulur. Medikamentet i marrin të dobëta, shërbimin në komunitet nuk e kanë. Sepse bota ka shërbime në komunitet. Për një shërbim të thjeshtë nuk ka pse të shkosh në spital”, thotë Ermira Pirdeni Drejtore ekzekutive e ASAG, Shoqëria shqiptare përtë gjitha moshat.

Edhe pse miratuar tre vite më parë kuadri ligjor për asistenën në shtëpi ende nuk ka filluar të zbatohet.

“Shërbimi i ri i asistencës shtëpiake, do të fillojë të implementohet nga bashkië dukemundësuar dhe një mekanizëm financimi siç është fondi social. Kjo është një gjë e mirë. Nëse kemi miratuar një standard për moshën e tretë për të ofruar shërbim në shtëpi, për të ofruar mundësisht dhe një vakt apo për të ofruar shoqërimin e tyre në punët e shtëpisë, në të gjitha detyrimet e tyre qëkanë do të jenë opratorët social ata që do ta ofrojnë këtë shërbim”, shprehet Denada Seferi, Drejtore e Programeve të zhvillimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale.

Ligjet i delegojnë mjaft përgjegjësi bashkive për kujdesin ndaj moshës së tretë mes të tjerave ndërtimin e qendrave sociale. Por situata paraqitet problematike.

“Sot që flasim janë 27 bashki që nuk ofrojnë fare shërbime sociale. Kështu që mundësia e parë që fondi social në raport më prioritetet do të jtë për ngritjen e qendrave sociale për të moshuarit”, shprehet Denada Seferi, Drejtore e programeve të zhvilimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale.

Sot në të gjithë Shqipërinë marrin shërbime sociale 1780 të moshuar përkatëisht në 6 qendra rezidenciale publike dhe 9 jo publike dhe 20 qendra ditore komunitare publike dhe 3 jopublike.

“Numri i atyre që faktikisht qëndrojnë dhe përfitojnë nga këto shërbimeqoftë rezidenciale apo dhe komunitare është shumë i vogël në një kohë që ata që kanë nevojë janë më shumë se sa kaq”, thotë Elsona Agolli, analiste programi e UNFPA.

“Normalisht kërkesa është shumë më e lartë, se sa vendet që ne këmi sot në qendrat tona për të moshuarit. Kemi shumë kërkesa, rreth 4 në muaj pranë shërbimit social shtetëror për të gjetur një mundësi trajtimi përmes organizatave joftimprurëse, në qendrat jo publike apo në qendrat publike”, shprehet Denada Seferi, Drejtore e programeve të zhvilimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale.

Braktisja është plaga më e rëndë për moshën e tretë. Mbi 380 të moshuar të braktisur jetojnë në qendra rezidenciale. Por të moshuarit përballen me një sfidë tjetër tejet vështirë atë gjendjes ekonomike. Pensionet urbane janë 17 mijë e 295 lekë dhe ato rurale 9 mijë e 357 lekë. Në 5 vitet e fundit ato urbane janë rritur afërisht me 340 lekë në vit dhe ato ruarle me 260 lekë në vit. Një përpjekje për të indeksuar inflacionin që nuk konsiderohet rritje thonë ekspertët.

“Me 35 vjet punë me 29 vjet vullnetarizëm të papaguar unë marr një pension 200 mijë lekësh të vjetra”, thotë Ermira Pirdeni Drejtore e ASAG, Shoqëria shqiptare përtë gjitha moshat.

“Kuptohet që buxhetet e shtetit janë të reduktuara,. Kanë prioritete. Por një prej tyre është dhe kjo pjesa e lehtësirave fiskale. Normalisht është kategori që vitet e fundit ka parë rritje dhe rezultate në lidhje me pjesën e pensioneve, ndoshta për atë pjesë të të moshuarve të cilët kanë qenë të papërfshireë fare në skemën e pensioneve. Kështu që u pa e arsyeshme që para disa viteve të krijohej mundësia e dhënies së një pensioni social”, shprehet Denada Seferi, Drejtore e programeve të zhvilimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale.

Shpresat për një përmirësim të pensioneve në të ardhmen mbeten të vakëta pasi procesi i plakjes së popullsisë vendos barrë të rëndë mbi sistemet ekzistuese të pensionit. Për të moshuarit jeta në komunitet vlerësohet shumë e rëndësishme.

“Çdo gjë fillon nga shtëpia ime. Unë sapo sa dal nga shtëpia ndeshem me një padrejtësi. Në dritaret e të moshuarve gjen makinamakina të parkuara. Dhe bashkia ka vendosur vijjat e bardha që aty poshtë dritareve të familjeve me 66 % të popullsisë të moshuar të bëhet parking. Nga një park shndërrohet në parking. Dhe unë do ju tregoj juve, fotografi se si fëmijët me gjyshin dhe gjyshen rrinë mes makinave në një vend shumë të ngushtë”, thotë Ermira Pirdeni Drejtore e ASAG, Shoqëria shqiptare përtë gjitha moshat.

“Si shërbim social do thoja që raporti i parqeve rekreative sot në Tiranë është shumë herë më i madh sa mund të ketë qenë më parë. Pra mund të jetë mbyllur një park dhe është kthyer për një të mirë publike parking, por janë shumë kënde dhe parqe çlodhëse në të gjithë Tiranën. Bashkia e Tiranës ka 5 qendra sociale që ofrojnë shërbime multidisiplinare”, pohon Migena Kokeri, Drejtore e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, Bashkia Tiranë.

“Njësia bashkiake nr 2, kur filloi levizja demokratike 29 vjet më parë, dhe komuniteti ishte aktiv, papritur ai është pasiv. Nuk ka një qendër ditore për këta të moshuar që të arrijnë të kontriubojnë, të mbështesin fëmijët e tyre”, pohon Ermira Pirdeni Drejtore e ASAG, Shoqëria shqiptare përtë gjitha moshat.

Gjithnjë e më shumë të moshuarit jetojnë të vetmuar, ndërkohë që gjendja ekonomike e tyre është më e rëndë se pjesa tjetër e shoqërisë.

Moshim nuk do të thotë paaftësi, sëmundje apo dënim. E megjithatë kjo kategori është e dënuar më së shumti në dinjitet.

“Pse unë sot një grua 72 vjec të shoh duart e fëmijëve të mij, kur unë kam punuar për të patur një pavarësi financiare. Është shumë dhimbje të shohësh fëmijën, ndërkohë ai djali im duhet të mendojnë për zhvillimin e fëmijëve të tij, jo për të më mbështetur mua, dhe pse duhet të më mbështesë mua?”, shprehet Ermira Pirdeni Drejtore e ASAG, Shoqëria shqiptare përtë gjitha moshat../ VOA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne