Popullsia e Turqisë kalon në mbi 83 milionë

Popullsia e Turqisë është rritur për 1,5 milionë në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë, për të arritur në mbi 83 milionë banorë.

Sipas Institutit Statistikor të Turqisë (TurkStat), popullsia e Turqisë ka arritur shifrën 83.154.997, duke shënuar rritje për 151.115 në baza vjetore.

Megjithatë, norma vjetore e rritjes së popullsisë është zvogëluar nga 14,7 promila në 13,9.

Sipas TurkStat, norma e popullsisë nëpër qendra të qyteteve është rritur nga 92,3 për qind në vitin 2018 në 92,8 në vitin 2019, me çka ajo e popullsisë në fshatra ka rënë 7,2 për qind.

Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ishte 82.003.882./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne