Posedonte armë zjarri dhe 40 mijë euro, arrestohet 54 vjeçari në një fshat të Korçës

Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Dishnicë të Korçës, pasi posedonte armë zjarri dhe një sasi të madhe prej 40 mijë eurosh.

Policia sqaron se pas kontrollit të banesës dhe lokalit të tij u gjetën sasia e madhe e eurove dhe një pistoletë. Policia ka dyshime mbi të ardhurat e shumës së parave.

Njoftimi:

Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili posedonte armë zjarri, municion luftarak pa leje, si edhe një sasi të konsiderueshme eurosh të pajustifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

D.Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në lokalin dhe më pas në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë me mulli, me 6 fishekë luftarakë pa leje, si edhe rreth 40 000 Euro, sasi monetare kjo e pajustifikuar nga 54-vjeçari.

Shtetas D.Ç., dyshohet të ketë konsumuar elementë të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne