Bota

Pothuajse tre dekada nga shpallja e pavarësisë së Palestinës

Me rastin e 29 vjetorit të pavarësisë së Palestinës në Hebron të Bregut Perëndimor u organizua një paradë solemne e forcave palestineze të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestina është pjesërisht shtet i pranuar në Lindjen e Mesme. Ajo zyrtarisht u krijua nga miratimi i njëanshëm i shpalljes së pavarësisë të cilën më 15 nëntor të vitit 1988, në ekzil në Algjeri e mori Organizata Çlirimtare Palestineze dhe Këshilli Nacional i Palestinës.

Statusi juridik – ndërkombëtar i është njohur në nëntor të vitit 2012 pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), kur Palestinës iu dha statusi i shtetit vëzhgues në OKB me 138 vota për, 9 kundër dhe 41 të përmbajtur.

Palestina përbëhet nga dy tërësi të veçanta territoriale, Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor. Këto dy pjesë të Palestinës ndajnë territorin e Izraelit./ AA

OPINIONE