Pozicioni i Turqisë në krizën e Gjirit Persik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë, që nga njëra anë përpiqen të rrisin ndikimin ndaj fuqive si Irani dhe Rusia në Siri, nga ana tjetër kanë filluar të zhvillojë një strategji të re në rajonin e Gjirit Persik, që është qendër e energjisë në botë.

Kurse parametrat e strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjirin Persik duket se janë trajtësuar në kuadër të objektivave si rrethimi i Iranit, rritja e fuqisë politike dhe ekonomike amerikane dhe rregullimi i gjeopolitikës në rajon. Por nuk duhet neglizhuar vlerësimi i krizës së Katarit nga shkaqet që burojnë nga dinamikat rajonale. Sepse arsyet më të rëndësishme të përpjekjeve politikave rajonale të fuqive globale janë konfliktet për përfitime dhe lufta për fuqi që bëhet ndërmjet vetë fuqive rajonale. Kështu që edhe kriza e Katarit, ka dalë në shesh si një krizë artificiale që nga njëra anë nxit dinamikat e brendshme nga ana tjetër nxit edhe faktorët e jashtëm. E parë nga aspekti i dinamikave të brendshme, Katari, në kundërshtim me vendet e tjera me në krye Arabinë Saudite, ka marrëdhënie të mira me Iranin, qëndron pranë Hamasit në çështjen e Palestinës, mbështet Presidentin e rrëzuar me grusht shteti të Egjiptit, Mursin që rrjedhimisht nënkupton mbështetjen e Vëllezërve Myslimanë dhe të gjithë këto faktorë, në politikën e jashtme, e kanë vendosur Katarin në një pozicion të ndryshëm nga fqinjët e tij.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite e shikon veten si vend lider në Gjirin Persik dhe ka intensifikuar aktivitetet për të frenuar Iranin që ka filluar gjithashtu të marrë nën ndikimin e vet Irakun, Sirinë dhe Jemenin. Arabia Saudite për këtë arsye ka kërkuar nga Doha, që ka marrëdhënie të mira me Iranin, që të ndërpresë marrëdhëniet me këtë vend dhe të hyjë në orbitën e saj (Arabisë Saudite).

Në këtë kuadër, duke filluar nga Arabia Saudite edhe Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni si dhe disa vende të tjera, të cilat zbatojnë embargo ndaj Katarit, si kusht për përmirësimin e marrëdhënieve i dërguan udhëheqjes së Dohas një listë kërkesash të përbëra nga 13 pika. Në listë kishte kërkesa të tilla si mbyllja e Al Jazeeras, ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, mbyllja e bazës së ndërtuar nga Turqia dhe dërgimin në Turqi të ushtarëve turq. Por Katari refuzoi kërkesat në fjalë dhe deklaroi se nuk do të përkulet. Sigurisht që pas këtij qëndrimi kokëlartë ka ndikuar mbështetja e dhëna nga Turqia. Sepse Ankaraja, në kuadër të marrëdhënieve aleate ndërmjet Turqisë dhe Katarit, i ka dhënë këtij vendi çdo lloj mbështetjeje politike, diplomatike dhe ushtarake. Madje mund të thuhet se mbështetja aktive e Turqisë ka parandaluar një ndërhyrje ose luftë të mundshme ndaj Katarit.

Por pavarësisht se politika aktive e Turqisë ka parandaluar përshkallëzimin e krizës, ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për ti dhënë fund asaj. Për këtë arsye Turqia ka hyrë brenda kërkimeve politike dhe diplomatike të ngjeshura në rajon për një zgjidhje diplomatike që do ti jepte fund krizës dhe ka zbatuar veprimtari ndërmjetësuese. Sepse luftërat rajonale nuk shkaktojnë kosto të lartë vetëm tek palët përfshirëse por edhe tek vendet e tyre fqinjë. Si rrjedhojë, ashtu edhe në shembujt e periudhës së fundit në luftërat në Irak dhe Siri, Turqia e cila është përballur me fatura të rënda politike dhe ekonomike, nuk mund të tolerojë koston e një lufte të re në rajon. Në këtë kontekst, para disa javësh, Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), shkoi në rajonin e Gjirit për të gjetur një rrugë paqësore për tejkalimin e krizës. Pas kësaj, Ankaraja duke kaluar në kontakt me Riadin, bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike. Në 22 qershor Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin Selman të Arabisë Saudite dhe i përcolli atij dëshirën që problemet të zgjidhen me rrugën e paqes.

Presidenti Erdoan për të vënë në shesh rëndësinë që i jep paqes, mirëqenies dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe për të rritur mundësitë e bashkëpunimit rajonal si ekonomik ashtu edhe politik, në datat 23-24 korrik vizitoi Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin. Kriza e Gjirit Persik, e vlerësuar nga vizita e fundit e Presidentit Erdoan, ka rëndësi nga aspekti se tregon që Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj çështjeve rajonale që i interesojnë asaj. Krahas kësaj, ka vënë në shesh në mënyrë të qartë qëndrimin dhe vullnetin e saj për dhënien fund të krizës me mënyra paqësore. Për më shumë, politika aktive e ndjekur nga Turqia në krizën e Katarit, ishte një test i rëndësishëm nga aspekti i vendosjes në shesh të fuqisë ekuilibruese gjeopolitike në strategjinë rajonale nga ana e Ankarasë. Tani për tani, testi i parë dha rezultat të suksesshëm duke parandaluar krizën në fjalë. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne