Këshilltari i Thaçit: Grenell ka dalë nga dialogu Kosovë- Serbi, po merren Reeker dhe Palmer

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Blerim Shala ka bërë me dije se Richard Grenell nuk është më i përfshirë në dialogon me Serbinë.

Shala thotë se ky spostim ka ardhur pasi Grenell po merret me fushatën e Donald Trump në SHBA. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë se SHBA nuk është e angazhuar apo se Grenell nuk do të rikthehet më.

Në një emision në Kosovë, Shala ka zbuluar se me dialogun Kosovë- Serbi nga SHBA po merren tashmë Philip Reeker dhe Matthew Palmer.

“Grenell sot për sot është jashtë procesit te dialogut, nuk do te thotë qe nuk kthehet me. Por ai po merret me fushatën dhe agjendën e Trumpit. Reeker dhe Palmer do te merren me dialogun. Kështu janë ndare punët”, ka thënë Shala./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne