‘PPP-ja ‘hënkshin kokat e tyre’ po jep frytet e veta’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke komentuar vrasjen e fundit në vend si edhe shprehjen e kryeministrit Edi Rama në raste të tilla, ‘hënkshin kokat e tyre’, shkruan me ironi në një shënim në fcb se ‘PPP-ja ‘hënkshin kokat e tyre’ po jep frytet e veta’

‘PPP-ja më e poshtër “hënkshin kokat e tyre”, po jep frutet e veta.

Njerëzit e bëjnë vetë për 3 minuta, atë që shteti nuk e bën as për 3 apo 30 vjet. Marrin armën dhe marrin hak për çfarëdo lloj sherri.

Kush tha që PPP nuk janë të efektshme?! Vetëm “parazitët e dështakët, kritikët e opozitarët” mendojnë kështu.

Qeveria/Kryeministri që ka hequr dorë nga rendi publik, “merr frymë thellë” sa herë njerëzit hanë kokat e njëri-tjetrit.

Policia duhet vetëm për të goditur të pabindurit ndaj qeverisë. Të tjerët i rujt zoti!

Hajde shtet hajde! Rrumpallhane!’/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne