Prangosen 12 shqiptarë për drogë në Spanjë

Nga GJERGJI THANASI

Roja Civile (policia) Spanjolle përmbylli me sukses njëoperacion antidrogë dhe anti pastrim parash të quajtur “IliricoVillajuana”. Ky operacion u organizua në bashkëpunim me antidrogën italiane dhe me DEA-n amerikane.

Si rezultat i këtij operacioni u prangosën 22 persona, prej tëcilëve 12 ishin shqiptarë dhe të tjerët spanjollë e rumunë. Tëarrestuarit janë të moshave nga 34 deri në 55 vjec. Disa ngashqiptarët e arrestuar kanë pas banuar më parë në Itali me leje tërregullt qëndrimi.

Gjatë operacionit u asgjësuan 2600 rrënjë kanabisi në 6 mini plantacione të ndryshme. U sekuestruan 150 000 euro kesh. Tëarrestuarve iu gjetën bizhuteri të ndryshme me vlerë rreth 30 000 euro. Operacioni u zhvillua në Provincën e Valencias dhe atë tëMurcias. Gjatë operacionit policia kreu kontrolle në 17 banesa e magazina, që përdoreshin nga ky grup i strukturuar kriminaltransnacional./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne