Prangosen 2 iranianë në Tiranë, kalonin ilegalisht njerëz në kufi

Policia e Tiranës, ka arrestuar dy shtetas iranianë, pasi dyshohen se kanë ndihmuar pesë iranianë të tjerë, që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Të arrestuar Hamed Rostami 26-vjeç dhe Shahab Foroozandeh 40-vjeç, dyshohen se kanë bërë të mundur nisjen drejt Gjermanisë të iranianëve me iniciale Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A. kundrejt 2500 eurove.

Iranianëve i ishte siguaruar strehimi nga këta dy shtetas, të cilët më pas i kishin pajisur dhe me leje kalimi për të dal nga Shqipëria.

Nga hetimet policore, mësohet se iranianët kishin ardhur nga Teherani dhe gjatë qëndrimit në vendin tonë, kishin jetuar në një banesë të marrë me qira në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne