Deputeti gjerman dhe kryetari komisionit për miqësi midis Gjermanisë dhe Iranit, gjatë një interviste ka thënë se vizita e Federika Mogerini, shefes për politikë të jashtme të BE, në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Hasan Ruhani, është në kundërshtim me kërkesat e Amerikës për të izoluar Iranin.
Rolf Metzenis, në një intervistë me kanalin televiziv DW, ka njoftuar për përpjekjet e funksionarëve gjermanë për përmirësimin e marrëdhënieve me Iranin. Ky ligjvënës gjerman në intervistën e tij me DW ka thënë s vizita e Mogerinit në Teheran dëshmon për përkushtimin e BE dhe anëtarëve të këtij unioni në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Prania e përfaqësueses tonë në inaugurimin e presidentit Hasan Ruhani përmban mesazhin se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në bazë të besimit me qeverinë e z. Ruhani. Ai ndryshe nga disa rryma tjera politike të brendshme, kërkon që me Iranin të përmirësohen marrëdhëniet ekonomike, sepse një gjë e tillë është e domosdoshme për vendet e BE. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit iranian z. Hasan Ruhani që do të mbahet në Teheran më 5 gusht, tha zëdhënësja e znj. Mogherini. Për shkak të rrethanave që çuan të kuptojnë se Irani nuk ka shkelur marrëveshjen bërthamore, Evropa duhet të respektojë këtë marrëveshje dhe të jetë e angazhuar vazhdimisht për një gjë të këtillë dhe të ndihmojë kompanitë që janë të interesuara të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik me Iranin. Përveç kësaj, vendet evropiane duhet të punojnë së bashku me politikanët amerikanë, në mënyrë që këta të fundit t’a kuptojnë realitetin që po ndodh në Lindjen e Mesme. Ky rajon po përballet me tensione të reja dhe shumë të rrezikshme, ku si shembull mund të përmendim krizat në Irak, Siri, Libi, bile edhe kriza të tjera të mundshme./ PT