Prania ushtarake, zgjedhja e Francës për të ruajtur ndikimin e saj në Afrikë

Franca e cila njihet me të kaluarën kolonialiste në Afrikë, për të mos humbur ndikimin e saj në kontinent në disa shtete vazhdon të ruaj praninë ushtarake, ndërsa kryeson edhe në shumë prej operacioneve në kontinent.

Pavarësisht vendimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për “vetëvendosjen e kombeve”, disa shtete në ish-kolonitë e tyre të cilave nuk ua respektojnë shpalljen e pavarësisë, duke u arsyetuar në siguri, terror dhe jostabilitet vazhdojnë praninë e tyre ushtarake.

Franca e njohur me të kaluarën kolonialiste, nuk fsheh faktin se vepron në përputhje me interesat e saj në shumë vende të botës përfshirë edhe Afrikën.

Në kuadër të kësaj përveç marrëveshjeve shumëpalëshe ku janë të inkuadruar edhe OKB-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), në kuadër të marrëveshjeve bilaterale të mbrojtjes, shumë njësi ushtarake franceze gjenden në vende të ndryshme duke filluar nga Oqeani Indian e deri në Afrikë dhe Oqeanin Atlantik.

Në këtë mënyrë Franca e mban nën mbikëqyrjen e saj hapësirën nga rajoni Sahel e deri në Bririn e Afrikës të cilat përfshijnë shtetet si Xhibuti, Çadi, Mali, Gaboni e deri në Senegal.

Sipas informacionit i cili gjendet në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes të Francës, vendi në Afrikë ka 4 baza të përhershme ushtarake. Por, disa baza të përkohshme të ndërtuara në kuadër të operacionit “Barkhane” i cili zhvillohet në luftën kundër terrorit dhe krimit të organizuar në rajonin Sahel mund të shndërrohet në të përkohshëm.

Bazat e përhershme të Francës në Afrikë

Tërheq vëmendjen se bazat e përhershme të Francës në Afrikë gjenden në Bririn e Afrikës dhe pjesën perëndimore të kontinentit. Në katër baza të përhershme të Francës në Afrikë gjenden 3.000 ushtarë francezë.

Baza e Francës në Xhibuti është një ndër më të rëndësishmet e shtetit në Evropë. Baza e cila ka edhe njësi ushtarake për mbështetje ajrore dhe e pasur në aspektin logjistik, u hap në vitin 2020 dhe në vitin 2011 mori statusin zyrtar pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Në bazën e ndërtuar në një port ushtarak francez në kryeqytetin Xhibuti, gjenden 1.450 ushtarë dhe jep mbështetje për anijet ushtarake në rajon. Baza ndodhet në një lokacion strategjik, ku siguron qasje në Oqeanin Indian.

Një bazë tjetër e rëndësishme për ushtrinë franceze në Afrikë gjendet në Bregun e Fildishtë.

Në ueb faqen e ministrisë franceze në Abidjan, thuhet se baza në të cilën gjenden 900 ushtarë ka rëndësi jetike në aspektin e operacioneve dhe logjistikës. “Ushtarët e kësaj baze kanë kapacitet për të ndërhyrë në të gjithë Afrikën për një kohë të shkurtër”, thuhet në informacionin e ambasadës.

Ndërsa baza tjetër e rëndësishme e Francës në kontinent është e vendosur në kryeqytetin e Gabonit, Libreville, ku gjenden 250 ushtarë.

Baza në rajonin Oukam të portit ushtarak të kryeqytetit të Senegalit, Dakar, është një bazë tjetër e rëndësishme e Francës.

Operacionet e jashtme (OPEX)

Franca e cila me praninë e saj në rajonet bregdetare të Afrikës, me anë të operacionit “Barkhane” mban nën mbikëqyrje rajonin Sahel.

Ky rajon i përshkruar si “vendi që Evropa është përballë Afrikës, Afrika përballë Lindjes së Mesme”, është një ndër rrugët prej ku mijëra afrikanë përpiqen të kalojnë në Evropë.

Gjithashtu edhe organizata terroriste Al Kaeda, DEASH dhe Boko Haram në këtë rajon përfitojnë nga boshllëku administrativ dhe ai i sigurisë.

Franca që nga viti 2014 me anë të operacionit “Barkhane” me 4.500 ushtarë të saj i jep mbështetje ushtarake vendeve si Burkina Faso, Mali, Niger, Mauritani dhe Çad.

Forcat franceze në Mali pohojnë se që nga viti 2014 e deri më sot janë në luftë kundër terrorit dhe grupeve të armatosura në rajon.

Zyrtarët francezë së fundmi më 10 shkurt 2019 njoftuan se kanë hapur një bazë të përkohshme ushtarake në rajonin Gossi të Malit. Në deklaratë thuhet se kjo bazë do të shërbejë në “ndërprerjen e mundësisë së furnizimit të grupeve terroriste mes dy vendeve Mali dhe Burkina Faso”.

Përveç kësaj forcat “Barkhane” në kryeqytetin e Çadit, Nxhamena, në fillim të muajit shkurt në veri të vendit, zhvilluan një operacion kundër rebelëve që deshën të përmbysin presidentin e Çadit, Idris Deby Itno.

Në operacionin e ushtarëve francezë në qershor në qytetin Menaka të Malit, u konfiskuan shumë municione.

Përveç këtyre operacioneve, Franca mori pjesë edhe në operacione të rëndësishme. Për shembull, Franca ka intervenuar për të ndaluar konfliktet etnike në shtetin Ituri të Republikës Demokratike të Kongos, në të cilin humbën jetën 60 mijë persona si dhe operacionin “Artemis” të filluar nga BE-ja dhe lufta e dytë e Kongos mes viteve 1998-2003.

Gjithashtu me anë të operacionit “Sangaris” të filluar në vitin 2013, Franca njoftoi se synon t’i japë fund konflikteve etnike në Republikën e Afrikës Qendrore. Operacioni në fjalë përfundoi në vitin 2016 dhe shkaktoi reagime për shkak të rezultatit të saj.

“Aryseja kryesore e pranisë franceze në kontinent është ekonomike”

Akademiku në Universitetin Kinshasa, Thierry Mwepu, duke tërhequr vëmendjen se investimi më i madh i Francës në Afrikë është në rajonin Sahel, theksoi se arsyeja kryesore e pranisë franceze në kontinent është ekonomike.

Ai gjithashtu thotë se prania e Francës është trashëgimia e botëkuptimit kolonial që vjen nga e kaluara.

Edhe pse Franca pretendon se prania ushtarake e saj në Afrikë është zvogëluar, Mwepu tha se tashmë nevojiten më pak ushtarë me mjete më të fuqishme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne