Prapaskenat/ Edi Ramës i kërkuan në Berlin gjykimin e Saimir Tahirit

Ne kuader te takimeve ne Gjermani, në mbrëmje, kryeministri i Shqiperise, Edi Rama pati një takim më të ngrohtë, në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste në kuadër të Internacionales Socialiste.

DW ben me dije se Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së.

“BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj.”

Veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth, sipas DW.

Deputetët e Merkel pyesin Ramën: Pse e mbrojte Tahirin? (Anulohet darka zyrtare në Berlin)

Dosja “Tahiri” ishte çështja kryesore e diskutuar në seancën dëgjimore të kryeministrit Rama në Bundestag.

Votimi kundër në parlament nga maxhoranca për kërkesën e prokurorisë së krimeve të renda për arrestimin e ish ministrit duket se nuk është pëlqyer në Berlin.

“Si ka mundësi që një ish ministër dhe deputetit që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga maxhoranca qeveritare”, ishte pyetja e deputetëve gjermanë drejtuar Ramës.

Nga ana e tij kryeministri Rama është shprehur se “Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti”, por ai është kundërshtuar nga Raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei”.

Deputeti i partisë së Angela Merkel, Frei, i cili ishte në Tiranë pak kohë më parë, tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa e Prokurorisë se Krimeve të Rënda për të dhënë lejen për t’i kërkuar Gjykatës arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.

“Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian” – janë shprehur deputetet gjermane në seancën dëgjimore me Kryeministrin Rama.

Media gjermane: Ramës i dështon vizita në Berlin, deputetët e Bundestagut kundër, nuk i…

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme po vijon të jetë në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku po kryen takime për të bindur deputetët dhe kancelaren Angela Merkel që të votojnë pro hapjes së negociatave.

Por sipas medias gjermane Tagesspiegel, takimet nuk kanë shkuar siç duhet për kryeministrin Edi Rama. Në një shkrim të saj kjo gazetë shkruan se Merkel nuk është angazhuar për bisedimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Kancelarja nuk u angazhua për paraqitjen e përbashkët me Ramën në Kancelari, nëse ajo mbështet fillimin e negociatave të pranimit. Merkel tha se do të formonte një opinion përfundimtar deri në kohën e samitit vendimtar të BE në qershor”, shkruhet në shkrimin e gazetës gjermane.

Tagesspiegel shkruan se  para takimit të me Merkelin, Rama kishte takuar presidentin e Bundestagut Ëolfgang Schäuble dhe anëtarët e Komitetit Evropian të Bundestagut.

Por media gjermane shkruan se jo të gjithë deputetët janë dakord për të votuar për hapej ne negociatave për Shqipërinë.

Pjesë nga shkrimi i Tagesspiegel

Shumë anëtarë të Bashkimit kritikojnë mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë. Skeptikët argumentojnë se në rastin e Shqipërisë, BE-ja nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim, siç bëri me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Disa eurodeputetë janë në favor të fillimit të negociatave të pranimit, por duan ta bëjnë këtë të kushtëzuar dhe kërkojnë vijimin e Reformës në Drejtësi.

Të tjerë, siç është kryetari i Komitetit Evropian të Bundestagut, Gunther Krichbaum, e konsideron fillimin e bisedimeve si të parakohshme.

Sipas fjalëve të Krichbau: Ka rezerva të konsiderueshme kundër fillimit të shpejtë të bisedimeve.

Krichbaum nuk dëshiron të përjashtojë pranimin afatgjatë në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse i gjithë rajoni nuk është më një tokë politike e askujt midis BE-së, Rusisë dhe Turqisë.

Një tjetër gjë negative ishte një darkë me Ramën, për të cilën ambasada shqiptare në Berlin e kishte organizuar të mërkurën në mbrëmje, por u refuzua nga disa deputetë të Budenstagut

Ndërkohë, SPD është më e hapur për të votuar pro hapjes së negociatave.

“Procesi i pranimit nxit demokratizimin e vendit në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” tha përfaqësuesi i SPD-së Josip Juratoviç

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne