PRAPASKENAT/ Engjëll Agaçi fiton një tjetër duel me Gent Cakajn

Në ministrinë e jashtme vazhdon ‘lufta” mes përfaqësuesit zyrtar të cilit Rama i ka lënë drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësuesit okult që drejton realisht punën, sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Kjo gjë është vënë re edhe me sagën e pasaportave diplomatike dhe shërbimit të cilave qeveria shqiptare ka vendosur t’ua shtyjë me një vit vlefshmërinë.

Rama pasi përkrahu urdhrin dhe thirrjen publike të ministrit të jashtëm në detyrë, Gent Cakaj për heqjen e pasaportave diplomatike për më shumë se 350 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ka dëgjuar gjithë ankesat e bosëve të mediave dhe biznesit që i kanë fryrë në vesh Agaçit, duke shfuqizuar vendimin e parë dhe shtyrë atë deri në dhjetorin e vitit tjetër.

Në prill të këtij viti, Cakaj kërkoi publikisht që ish-deputetë, gjyqtarë, rektorë, biznesmenë, drejtorë të rëndësishëm dhe përfaqësues të mediave të dorëzojnë urgjentisht pasaportat diplomatike apo ato të shërbimit.

Por që atëherë mardhëniet mes Ramës dhe Cakajt sikurse ka njoftuar Lapsi.al nuk janë më të njëjtat. Dhe tashme përmes një vendimi të botuar në fletoren zyrtare, kryeministri lejon poseduesit e këtyre pasaportave t’i mbajnë deri në dhjetor të vitit 2021./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne