Prapaskenat/ Peripecitë që kalon kryeministri Edi Rama për të realizuar videot me liderët e Perëndimorë

Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ka servirur momente nga samiti i NATO-s në Bruksel, ku shihet teksa takohet me presidentët dhe kryeministrat e shteteve Perëndimore. Por ato që publiku nuk sheh janë peripecitë që Rama kalon për të realizuar fotot dhe videot me momentet e përshëndetjeve me homologët e tij.

Politiko.al publikon disa momente nga sjellja e Ramës brenda selisë së aleancës më të fuqishme në botë. Kryeministri shqiptar përpiqet që të tërheq me çdo kusht vëmendjen e homologëve të tij, ndërkohë që në anën tjetër dikush nga stafi po qëndron në gatishmëri për të shkrepur aparatin.

Ky është rasti kur Rama afrohet pranë presidentit francez, Emmanuel Macron dhe qëndron çuditshëm përpara tij, deri sa ai i jep dorën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne