PREÇ ZOGAJ fshikullon betejat e Bashës dhe Berishës për mbështetjen tek politika e thashethemeve

Përcaktimi i politikave të opozitës nga informacionet e rezervuara por të pa vërtetueshme, nga të dhënat e shërbimesve sekrete, apo partnerëve të huaj, i bën dëm imazhit të saj dhe betejës së minorancën me qeverinë. Ky është pak a shumë mendimi i Prec Zogajt, që në një shkrim të gjatë për gazetën Panorama denoncon zgjedhjet politike që kanë bërë kohët e fundit kryesisht Basha dhe Berisha: “…ka një filtër, ka një analizë, ka një sens mase, ka një kufi deri ku politika mund të
mbështetet e ushqehet me “të fshehta” e ku duhet të dalë e të lundrojë në detin e hapura të fakteve publike që janë vetë jeta e përditshme e qytetarëve”.

Sipas shkrimtarit shumë pranë PD-sëkëto informacvione okulte dhe që nuk kanë marrë vulën e vërtetësisë për publikun më shumë i dëmtojnë kauzat opozitare:”konfrontimi i mbështetur në të dhëna të tilla përfundon shpesh si një debat mbi opinione. Jo do t’i marrë paratë e Tojotës iksi, jo do t’i marrë ipsiloni, sa për të dhënë një shembull. Qeveria i ka në favor debatet për çështje korrupsioni që zhvillohen si opinione. Opozita i ka në disfavor. Prandaj, opozita, nëse mëson apo bie në kontakt me një informacion të rezervuar dhe vendos ta shpallë atë në funksion të axhendës së saj politike, duhet të jetë shumë e qartë për vërtetësinë pa bishta të informacionit dhe për strategjinë e shpalosjes” shkruan Zogaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne