Premier League ul siparin, verdikte në frymën e fundit, buzëqesh Man.United dhe Jose Mourinho

Premier League mbyll sezonin e 2019/20 duke përcaktuar edhe verdiktet finale. Nuk kishte asnjë dilemë për dy vendet e para me Liverpool e Man.City që prej kohësh kishin mbyllur llogaritë ndërmjet tyre duke siguruar dy vendet e para. Pavarësisht këtij fakti, të kuqtë dhe “qytetarët” e mbyllën sezonin e rregullt me fitore, Newcastle-Liverpool 1-3 dhe Man.City-Norwich 5-0.

Premier League

Man.United thyen në transfertë Leicester City me rezultatin e pastër 0-2 duke mbyllur sezonin në vendin e tretë dhe duke siguruar një biletë për në Champions League. Me Liverpool, Man.City dhe Man.United, në Champions sezonin e ardhshëm do të luaj edhe Chelsea, blutë mposhtën Wolves me rezultatin e pastër 2-0. Leicester City do të luaj direkt në fazën e grupeve në Europa League ndërsa Tottenham Hotspur në kualifikueset e këtij turneu. Bien nga kategoria, Bournemouth, Watford dhe Norwich./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne