Premtimi i Bashës: Kur PD të vijë në pushtet, paga për mjekët do të bëhet 1200 euro në muaj, 700 euro për infermierët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij të prerë se kur të vijë në pushtet do të anulojë koncesionet që ka bërë qeveria ‘Rama’ që ditën e parë kur mori pushtetin.

I pranishëm në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, Basha premtoi se pagat e personelit shëndetësor do të rriten në 1200 euro në muaj pë mjeket dhe 700 euro në muaj për infermierët, ndërsa shtoi se nuk premton standardet e Zvicrës dhe as Gjermanisë në këtë sektor.

“Pagat e personelit shëndetësor do të rriten në 1200 Euro në muaj për mjekët dhe 700 Euro në muaj për infermierët.

Do të rrisim numrin e barnave të rimbursueshme. Në Shqipëri do të futen vetëm barna nga vende të origjinës së sigurtë, që nuk dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve.

Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit. Shqiptarët nuk do të blejnë më barna nga xhepi, nuk do të duhet të paguajnë bakshishe nën dorë.”, pohoi lideri i PD-së./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne