Presidenca e Turqisë: Tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore do të shkaktojë destabilitet

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin bëri jehonë edhe në Turqi.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim kallën (İbrahim Kalın) tha se tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të shkaktojë destabilitet dhe do të krijojë përplasje të reja.

Ai i bëri një vlerësim kësaj teme nëpërmjet medias sociale dhe nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të mbajë qëndrim të vendosur ndaj të gjitha llojet e armëve bërthamore” si dhe theksoi se “Marrëveshja (me Iranin) do të vazhdojë me 5 vendet e tjera nënshkruese”.

Edhe Ministri i Ekonomisë së Turqisë tha se nuk do të reduktohet tregtia me Iranin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne