Shqiperia

Presidenca përgënjeshtron takimin Rama-Meta në Gjirin e Lalzit: Thashethem plazhi

Presidenca ka reaguar lidhur me lajmin se kryeministri Edi Rama ka vizituar dy ditë më parë kreun e shtetit, Ilir Metën.

I pyetur nga portali “Dosja.al” lidhur me takimin e supozuar në Lalëz, zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi u shpreh se: Ky është një thashethem plazhi!

Thuhet se takimi është zhvilluar dy ditë më parë në Gjirin e Lalzit. Edhe pse është zgjedhur një orë e vonë për “vizitën”, prania e KM është kuptuar nga prania e shoferit dhe truprojës kryesore të Ramës, të cilët janë parë duke pritur në lokalin e kompleksit Lura 1 afër bregut.

Lura 1 është pjesa e bregut të Lalzit ku kanë vilat e famshme verore pak metra larg njëri-tjetrit familjet Meta dhe Berisha.

Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar me njëri-tjetrin Rama dhe Meta, por mendohet që fokusi kanë qënë zgjedhjet e 13 tetorit, datë e cila sipas kreut të shtetit do të zgjedhë krizën politike në vend.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe komponentë të tjerë janë shprehur të gatshëm për zgjedhje, pasi sipas tyre nuk i frikësohen kryeministrit. Ndërsa qëndrimi i PD mbetet ende i paqartë.  Në deklaratat e tij publike, Basha nuk është tërhequr nga kushti i tij se zgjedhjet nuk do të zhvillohen me Ramën si kryeministër i Shqipërisë./dosja

OPINIONE