Presidenca ka njoftuar sot paradite mediat se mund të ndjekin fillimin e takimit ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që do të zhvillohet në orën 10:00 në prani të kreut të shtetit, Bijar Nishanit, që i ka ftuar në dialog.
“Ju njoftojme se sot dt. 3 maj 2017, ora 10:00, thuhet në njoftimin zyrtar – me ftese te Presidentit te Republikes do te zhvillohet ne Presidence takimi midis Kryeministrit te vendit z. Edi Rama dhe Liderit te Opozites z. Lulzim Basha.”
Njoftimi është lëshuar nga Drejtoria e Marredhenieve me Jashte dhe Komunikimit.