Presidenti amerikan zbulon pasurinë e tij

Presidenti amerikan në raportin e tij për zyrën e tatimeve, ka deklaruar se pasuria e tij është 1.4 miliard dollarë.

Presidenti amerikan këtë raport e ka paraqitur në formë vullnetare ndërkohë që në të vihet re rritje e të ardhurave nga kontratat e reja të fundit me vendet e tjera jashtë shtetit. Kohët e fundit Trump është kritikuar shumë për shkak të pasurisë dhe akuzave për lidhjen me Rusinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se është nën hetime në rastin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Në një postim në Twitter, presidenti po ashtu duket se akuzoi zëvendësin e prokurorit të përgjithshëm amerikan për “gjueti shtrigash”. “Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga personi që më ka thënë të shkarkoj drejtorin e FBI-së”, shkroi Trump në Twitter. Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka marrë përsipër hetimin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr në muajin mars. Rosenstein më pas ka emëruar këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, për të udhëhequr hetimet./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne