Presidenti, Blushi: Skenar i PS-LSI

Kuvendi ka nisur seancën e kësaj të enjte me debate për zgjedhjen e Presidentit dhe kërkesën e PS-LSI drejtuar KQZ-së për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi, u shpreh se Rama dhe Meta po djegin raundet e zgjedhjes së kreut të ri të shteti, pasi fshehin një skenar për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Po djegin raundet e zgjedhjes së Presidentit sepse duan zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë.

Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Dikush nga këta të dy mund të shkojë president.

Do shkoni në koalicion bashkë? Por kjo nuk e zgjidh krizën”, u shpreh Blushi.

Sa i takon kërkesës për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, Blushi tha se është një përpjekje për të prishur zgjedhjet e 18 qershorit.

Akuzave të Blushit iu përgjigj kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili sqaroi se kërkesa drejtuar KQZ-së u bë me qëllim për t’i dhënë një mundësi opozitës.

Meta tha gjithashtu se maxhoranca po pret opozitën që të japë kontributin për zgjedhjen e Presidentit.

“Nuk marr përsipër të intepretoj çështjen e procedurave por kam përshtypjen se vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale për t’i dhënë mundësi partive dhe koalicioneve të përfshihen për garën e 18 qershorit. Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën”, tha Meta.

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë

Ora 11:50 Balla: E zgjidhnim që dje po të donim, por duhet PD. Presidentin e duam dinjitoz e konsensual
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga kampi socialist ku replikën me Blushin e ka bërë Taulant Balla. Sipas Ballës, PS dëshiron një president dinjitoz me konsensusin e PD ndaj është në pritje të kësaj të fundit që t’i japë fund bojkotit. Balla tha se PS po të dojë e zgjidhte që dje me forcën e kartonit, Presidentin, por nuk dëshiron të tregojë padurim, pasi është një forcë politike që gjithmonë ka dëshmuar maturi. Në replikë nuk mungon as ironia për Presidentin Nishani.

“Por të na akuzosh seancë për seancë për arrogancë dhe ndërkohë sot të akuzosh përsëri që ne nuk po shfrytëzojmë maxhorancën e cilësuar në Kuvend, kjo është mungesë vijueshmërie në mendim. Mund ta zgjidhnim presidentin ne që dje, se sot mbaron kjo seanncë është një tjetër që procedon zgjedhjen e presidentit. Por ne e kemi thënë që në fillim që Shqipëria meriton një president dinjitoz, kur në një situatë si kjo meritonte të kishte një president që të kishte paanshmëri. Në një situatë si kjo të kishte një president efikas për të gjitha palët dhe për t’i ulur në tavolinë dhe në rast se partia nga vjen e kishte gabim të tregonte maturi.
Ne po tregojmë maturi e durim dhe nuk po tregojmë forcën e kartonit dhe e theksoj, ne duam një president dinjitoz. Ne e dimë që kjo nuk ju intereson kjo situatë, por ne duam që këtë proces demokratik të zgjedhjes së presidentit ta ushtrojmë si një celës që dhe PD të vijë dhe të zgjedhim një president konsensual”.

Ora 11:40 Meta: Kërkesa, i dhamë një mundësi opozitës
Me Ben Blushin replikoi kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se kërkesa për shtyrjen e afateve të koalicioneve ishte vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale

Meta tha gjithashtu se maxhoranca po pret kontributin e opozitës për zgjedhjen e Presidentit.

“Nuk marr përsipër të intepretoj çështjen e procedurave por kam përshtypjen se vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale për t’i dhënë mundësi partive dhe koalicioneve të përfshihen për garën e 18 qershorit. Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën”, tha Meta.

Ora 11: 25 Blushi: Rama-Meta skenar për zgjedhje të parakohshme
Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi, akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta se po përgatiten ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Blushi tha se ky skenar nuk e zgjidh krizën politike në vend, ndërsa theksoi se maxhoranca e ka emrin e Presidentit të ardhshëm porr nuk e publikojnë. Sipas tij, kreu i ri i shtetit do jetë një figurë e kapur politikisht.

Sa i takon kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, Blushi tha se është një përpjekje për të prishur zgjedhjet e 18 qershorit.

“Po djegin raundet e zgjedhjes së Presidentit sepse duan zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë.

Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Dikush nga këta të dy mund të shkojë president.

Do shkoni në koalicion bashkë? Por kjo nuk e zgjidh krizën.

Do i lusja ata në çadër të vinin në zgjedhje sepse përndryshe nuk ka kuptim. Nëse në 18 qershor disa nga partitë tona nuk marrin pjesë, 120 mandate, e patë çfarë ndodhi në Turqi?, ndryshon kushtetuta dhe kthehet në pronar me 120 mandate ai. Prandaj PD duhet të kthehet në zgjedhje me çdo kusht. Si mund t’ua lëmë në dorë Republikën me 120 mandate nga 140?

Ai do që ta ketë 18 qershorin referendum për vete. Ai s’mendon se është individ, por e quan veten çështje. Po shkelni ligjin, po prishni 18 qershorin, po lini vendin pa President. Jepni një kandidat ta njohin njerëzit kush do jetë ky njeri.

Kjo krizë deri sot është një krizë pallati, luhet në një pallat politik, në pallatin e politikës shqiptare. Janë tre ccadra, e kryeministrit, kuvendit, bulevardit. Por për fat të mirë është krizë pallati. Nëse zgjat përtej 18 qershorit, nga krizë pallati shkon në krizë populli. S’do doja kurrë të ndodhte. Në 97 populli doli në rrugë për t’u mbrojtur. Populli është në shtëpi, do të mbrojë pronën e vet. Nëse ftojmë popullin në krizë, mijëra vende pune do humben, shpresat e njerëzve do zbehen”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne