Presidenti i Egjiptit dekreton dhënien e dy ishujve Arabisë Saudite

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka ratifikuar një traktat të diskutueshëm duke i dhuruar Arabisë Saudite, dy ishuj kryesisht të pabanuar në Detin e Kuq.

Marrëveshja për dorëzimin e ishujve Tiran dhe Sanafir u aprovua gjatë një vizite në Egjipt të mbretit saudit një vit më parë. Por ajo u mbështet nga parlamenti i Egjiptit javën e kaluar. Marrëveshja e bujshme ka ngjallur protesta të rralla në Egjipt, dhe mijëra qytetarë kanë akuzuar Presidentin Sisi për “shitjen” e territorit në këmbim të ndihmës saudite për grushtin e shtetit kundër Muhamed Morsit. Megjithatë, një betejë ligjore mbi statusin e ishujve është ende në vazhdim e sipër. Një gjykatë egjiptiane ka anuluar vendimin e dorëzimit, ndërsa një gjykatë tjetër ka vendosur ta mbështesë. Javën e kaluar, parlamenti mbështeti marrëveshjen, duke thënë se ai kishte juridiksion e kësaj çështjeje. Por vendimi i tyre nxiti protesta të reje në Kajro./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne