Presidenti Erdogan bisedoi me Putin për sulmet në Idlib

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar të premten një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe në këtë bisedë telefonike Erdogan dhe Putin folën edhe për zhvillimet në Siri dhe Libi.

Presidenti Erdoan i tha homologut të tij rus se shkeljet e armëpushimit dhe sulmet e regjimit të Beshar Esadit në Idlib kanë shkaktuar një krizë të madhe humanitare.

Sulmet (kundër pikave vrojtuese turke) në Idlib dëmtojnë përpjekjet që po bëhen në drejtim të zgjidhjes (së krizës siriane) dhe janë shndërruar në një kërcënim shumë serioz për sigurinë kombëtare të Turqisë,- tha Erdoan në bisedën telefonike që pati sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne