Bota

Presidenti Erdogan dënoi ashpër udhëheqjen e Izraelit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi ashpër udhëheqjen e Izraelit për sulmet çnjerëzore ndaj palestinezëve në Gazë.

Në fjalën e mbajtur gjatë kongresit të zakonshëm të partisë së tij në Umraniye të Stambollit, Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdogan preku edhe në sulmet çnjerëzore të Izraelit ndaj palestinezëve.

“Ata që kritikojnë operacionin e Turqisë në Afrin, i cili është një operacion më i pastër dhe më i moralshëm i kohëve të fundit, nuk shprehen në lidhje me masakrën e Izraelit të bërë dje në Gazë. Ku janë tani ata?”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Kreu i shtetit turk rikujtoi bisedën e tij telefonike të zhvilluar mbrëmë me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump dhe tha: “Unë e pyeta edhe Trumpin, se a nuk do të ndërhyni ndaj këtyre? Askush nuk i sheh këto. Ndërkaq ne nuk jemi brenda masakrave të tilla. Ata të cilët shikojnë nga ne dhe nuk prononcohen në lidhje me sulmet e Izraelit me armë të rënda ndaj palestinezëve që protestonin në territoret e tyre kanë treguar një mungesë serioze të sinqeritetit”.

Ndërkaq në lidhje me takimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron me terroristët e PYD-së, derivatit të PKK-së në Siri, Erdogan tha se “Në qoftë se ju veproni së bashku me terroristët e jo me partnerin tuaj në NATO, atëherë urdhëroni dhe vazhdoni. Ju mund ti prisni terroristët në Pallatin Elysee. Një tjetër ndodhet në Gjermani, i cili gjithashtu pritet në Pallat edhe pse është i dënuar. Pa marrë parasysh se çfarë bëni, ne do të mbrojmë të drejtën e dëshmorëve të këtij vendi duke mos u ndarë nga drejtësia dhe do të pyesim për llogari ata të cilët sulmonin me raketa territoret e këtij vendi”./ trt

OPINIONE