Presidenti Erdogan dhe delegacioni shoqërues nisen për në Rusi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u nis për në Moskë, kryeqytetin e Rusisë.

Erdoani u përcoll në aeroportin Esenboa (Esenboğa) të kryeqytetit nga Prefekti i Ankarasë Vasip Shahin (Şahin), Drejtori i Policisë së Ankarasë Servet Jëllmaz (Servet Yılmaz) dhe autoritetet e tjera turke.

Presidenti Erdoan shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak), Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar Hakan Fidan, Zëdhënësi i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) Omer Çelik dhe zëvendëskryetari i kësaj partie Mahir Ynall (Ünal).

Sipas deklaratës së bërë më parë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Presidenti Erdogan do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Gjatë takimit do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Rusisë në përgjithësi dhe do të shkëmbehen mendimet për zhvillimet aktuale në Idlib të Sirisë në veçanti./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne