Presidenti Erdogan do të shkojë në ShBA

Në kuadër të vizitës në ShBA, Erdoani do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin do të vlerësojë pikën e arritur në punimet për zonën e sigurt në veri të Sirisë.

Presidenti Erdoan do t’ia sqarojë edhe një herë Trumpit vendosmërinë e Turqisë për “zonën e sigurt” dhe do t’i rikujtojë homologut amerikan hapat që duhen ndërmarrë në lidhje me këtë çështje.

Në fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Presidenti Erdoan do ti japë opinionit publik ndërkombëtar mesazhin se zona e sigurt (në Siri) është një ‘port i rëndësishëm’ për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork Presidenti Erdoan pritet të takohet gjithashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel dhe Kryeministrin e Anglisë Boris Johnson./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne