Bota

Presidenti Erdogan i bën thirrje botës për një qëndrim parimor në luftën kundër terrorit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje botës për tu mbledhur rreth një qëndrimi parimor në drejtim të arritjes së rezultateve në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti Erdogan foli në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi Drogën dhe Shëndetin Publik të organizuar në Stamboll.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Erdogan tha se njëra prej rezultateve më të rëndësishme të distancës që Turqia përshkoi në luftën kundër terrorizmit është goditja e rëndë e dhënë tregtisë me të gjitha lloje të drogës.

Duke vënë në dukje se terrorizmi nuk mund të trajtohet pa e luftuar në të gjitha fushat, kreu i shtetit turk tha se ashtu si në luftën kundër terrorizmit ashtu edhe në luftën kundër tregtisë me drogë të organizatave terroriste nuk marrin mbështetje të mjaftueshme nga vendet e huaja.

Erdogan gjatë fjalës së tij preku edhe në përpjekjet që bëjnë disa rrethe për të bashkuar terrorizmin me myslimanët, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Terrorizmi është një problem që është parë si në të kaluarën ashtu edhe sot në trevat ku jetojnë njerëzit të besimeve të ndryshme. Sidoqoftë, një akuzë e tillë e bërë vetëm ndaj myslimanëve është hendeku më i madh për të luftuar terrorizmin në një shkallë globale”.

Ai kritikoi vendet perëndimore duke thënë se në luftën kundër terrorit mbajnë një qëndrim dyfytyrësh, ndërsa tha se “Mediat perëndimore gjatë ngjarjeve të parkut Gezi në vitin 2013 vazhdimisht e tregonin sheshin Taksim të Stambollit. Aktualisht në Paris po zhvillohen aktet e terrorit, ndërsa media botërore nuk prononcohet për këtë. Bota është e heshtur, nuk e shikon fare Parisin. Por, pse nuk e shohin? Sepse nuk duan që ata të njollosen. Deshët ju apo jo, bota është duke e ndjekur nga afër këtë zhvillim”.

Në fund kreu i shtetit turk i bëri thirrje tërë botës të mblidhet përreth një qëndrimi parimor në drejtim të arritjes në rezultate në luftën kundër terrorizmit./ trt

OPINIONE

INTERVISTA