Bota

Presidenti Erdogan inspektoi zonën e tërmetit në Izmir

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot se 103 persona u shpëtuan nga rrënojat pas tërmetit që dje goditi provincat turke të Egjeut.

Presidenti Erdogan inspektoi zonën e tërmetit në provincën bregdetare Izmir, ndërsa nga Qendra e Koordinimit pranë Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) informoi presidentit për punën e bërë pas tërmetit.

Nga AFAD bëjnë të ditur se numri i jetëve të humbura është rritur në 39, ndërsa mbi 885 të tjerë janë plagosur.

Presidenti Erdogan gjithashtu tha se 24 milionë lira turke (rreth 2,9 milionë dollarë) në grante dhe ndihma janë dërguar deri më tani në zonën e goditur nga tërmeti, duke shtuar se më shumë do të sigurohen sipas nevojës.

Ai theksoi se 35 stacione lëvizëse janë dërguar në rajon, ndërsa 25 janë instaluar tashmë, duke shtuar se pasi të hiqen të gjitha rrënojat, do të fillojë puna për t’ua ndërtuar shtëpitë atyre që u shembën shtëpitë.

Erdoğan gjithashtu tha se Ministria turke e Arsimit do të merrte një vendim nëse do të vazhdonte ose jo pezullimin e arsimit në zonë.

Presidenti turk gjithashtu tha se konviktet janë në dispozicion për të prekurit nga tërmeti, nëse ata kanë dëshirë të qëndrojnë aty, duke shtuar se pas katastrofës, 88 vende kanë përcjellë mesazhet e tyre të solidaritetit.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi Izmirin në Egjeun turk të premten, tërmet i cili ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale (11:51 sipas kohët e Evropës Qendrore) në një thellësi prej 16,54 kilometrash./AA

OPINIONE

INTERVISTA