Presidenti Erdogan kritikoi Juan Guaidon për deklaratat e tij në lidhje me Turqinë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Juan Guaido, i cili u vetshpallë president i përkohshëm i Venezuelës, duhet të turpërohet nga deklaratat e tij.

Presidenti Erdogan bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës gjatë pjesëmarrjes në një program të drejtpërdrejt të një kanali televiziv privat.

Në reagimin e tij ndaj pretendimeve të Guaidos se disa zyrtarë të lartë të afërt me Presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro janë arratisur në Turqi, Erdogan tha: “Në vendin tonë nuk ka persona që janë arratisur nga Venezuela. Ne kemi marrëdhënie tregtare me këtë vend dhe në këtë kuadër zyrtarët venezuelas vijnë për takime. Pasi që Guaido nuk e njeh Turqinë, ai mendon se ajo është një shtet tribal. Ai duhet t’i mësojë disa gjëra. Të jesh burrështetas nuk është aq lehtë. Shpresojë që gjatë këtij procesi ai do t’i mësojë disa gjëra”.

Erdogan gjatë vlerësimit të bërë në lidhje me Venezuelën, e përsëriti mbështetjen e tij ndaj Maduros, ndërsa reagimin e tij e shprehu me këto fjalë: “Duhet ta shohim këtë realitet. Maduro është një lider i zgjedhur, ndërsa Guaido nuk është. Ai është një person i vendosur si Kryeparlamentar. Fatkeqësisht po bëhen përpjekje për ta emëruar atë si ‘prefektin e provincës’. Duhet të turpërohet, sepse ai nuk erdhi në atë pozitë me zgjedhje, por është emëruar nga dikush. Ai duhet të thotë se ‘Unë nuk erdha në këtë pozitë me zgjedhje dhe nuk mund të aspirojë për këtë detyrë’”.

“Ata thonë se në vend ka uri dhe mjerim. Unë para pak kohe isha aty dhe nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë”, përfundoi Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne