Presidenti Erdogan më 8-9 korrik do të vizitojë Bosnje-Hercegovinën

Presidenti Recep Tayyip Erdogan më datat 8-9 korrik do të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, ku do të marrë pjesë në Takimin e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Kreu iDepartamentit të Komunikimeve të Presidencës, prof. dr.Fahrettin Altun bëri një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter në lidhje me vizitën në fjalë.

Duke theksuar se Turqia prej themelimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore e këtej kontribuon në mënyrë efektive në prosperitetin e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit në kuadër të rëndësisë që i kushton paqes, stabilitetit dhe mirëqenies, Fahrettin Altun tha: “Takimi do të përqendrohet në hapat për të përmirësuar bashkëpunimin në Ballkan, veçanërisht në fushat e ekonomisë, tregtisë, transportit, infrastrukturës dhe investimeve. Me këtë rast, pritet që Presidenti të mbajë takime bilaterale me anëtarët e Këshillit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës si dhe me udhëheqësit e disa vendeve pjesëmarrëse në samit. Gjithashtu parashikohet që Presidenti të takohet me ushtarët tanë që kryejnë detyra paqeruajtëse nën komandën e Misionit të Operacionit Althea të Bashkimit Evropian në Butmir”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne