Presidenti Erdogan priti në takim Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Trump

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim Jared Kushner, kryekëshilltarin, asistentin dhe dhëndrin e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Në pritje të Kushnerit, i cili erdhi në Ankara në kuadër të një turneu të vizitave në disa vende të Lindjes së Mesme, i pranishëm ishte edhe ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, në këtë vizitë Kushner shoqërohej nga përfaqësuesi special i Trumpit për negociatat ndërkombëtare, Jason Greenblatt dhe përfaqësuesi special për Iranin, Brian Hook.

Në komunikatë bëhet e ditur se në fokus të takimeve, që delegacioni amerikan pati me autoritetet turke, ka qenë tema e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa thuhet se gjithashtu u bisedua edhe në lidhje me përpjekjet e Ankarasë dhe Washingtonit në zgjidhjen e problemeve mes Palestinës dhe Izraelit.

Në mes tjerash në komunikatë theksohet se bashkëbiseduesit gjatë takimit biseduan edhe për investimet që do të mund të bëhen për përmirësimin e kushteve rajonale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne