Presidenti Erdogan sot në Bruksel do të bisedojë çështjen e emigrantëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan sot do të zhvillojë takime zyrtare në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës.

Me rastin e vizitës së Erdoganit Bashkimi Evropian (BE)lëshoi një komunikatë.

Zëdhënësi i Kryetarit të Këshillit Evropian, Barend Leytsnëpërmjet një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Micheldhe Kryetarja e Komisionit Ursula von der Leyen do të takohen me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në mbrëmje.

Leyts njoftoi se gjatë takimit do të trajtohen çështjet si marrëdhëniet Turqi-BE, emigrantët, çështja e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kriza në Siri, ndërsa tha se bisedimet do të zhvillohet në 18.00 sipas kohës lokale./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne