Presidenti Erdogan sot viziton Rusinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan me ftesë të Presidentit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare njëditore në këtë vend.

Sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Presidenti Erdogan pas takimit kokë më kokë me Presidentin Putin në Soçi do të bashkëkryesojë takimin mes delegacioneve të dy vendeve.

Pritet që palët gjatë kontakteve të bisedojnë dhe të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi si dhe për çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare me në krye krizën e Sirisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne