Presidenti Erdogan takohet me autoritet e larta të Bosnjë-Hercegovinës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në takim Kryetarin e Kuvendit Parlamentar të Popujve të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.

Erdoan, i cili shkoi në Sarajevë për të marrë pjesë në mbledhjen e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si fillim u takua me Izetbegoviçin.

Takimi i zhvilluar pa praninë e medias zgjati 40 minuta.

Më pas presidenti turk u takua me homologun slloven, Borut Pahor dhe më pas me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.

Kreu i qeverisë turke pati një takim edhe me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik dhe anëtarët e këshillit Shefik Caferoviç dhe Zeljko Komshiç.

Takimi i zhvilluar pa praninë e medias në ndërtesën e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës zgjati rreth 1 orë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne