Presidenti Erdogan takon Presidentin e Malit Ibrahim Boubacar Keita

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me Presidentin e Malit, Ibrahim Boubacar Keita gjatë një mëngjesi.

Takimi që filloi në orën 11.25 në vilën e Vahdetinit në Stamboll dhe që vazhdoi edhe pas mëngjesit zgjati afërsisht 2 orë.

Në takim ishin të pranishëm bashkëshortja e Presidentit Erdogan, Emine Erdogan dhe bashkëshortja e Presidentit të Malit, Keita, Aminata Keita.

Bëhet e ditur se gjatë takimit krahas marrëdhënieve dypalëshe u bisedua edhe për çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne