Presidenti Erdogan u bën thirrje qytetarëve: Mos e ndërroni monedhën kombëtare me valutë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar të mërkurën lëkundjet e kursit të këmbimit valutor gjatë një darke iftari në Kompleksin Presidencial në Ankara.

“I bëj thirrje të gjithë popullit tim: Ju lutem, mos e ndërroni monedhën kombëtare me valutë. Të vazhdojmë manovrimin me monedhën tonë kombëtare. Kjo është atdhedashuri, respekt për atë që është kombëtare dhe vendore. Nëse i dalim për zot kësaj, atëherë e nesërmja do të jetë shumë më ndryshe për ne. Turqia u ka bërë ballë shumë vështirësive e sprovave deri më sot. Me lejen e Allahut dhe mbështetjen e kombit tonë, Turqia do ta përballojë edhe këtë çështje”, është shprehur Presidenti Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne