Presidenti Erdogan u uron grave festën e 8 Marsit

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh urimi me rastin e “8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave”.

Duke tërhequr vëmendjen në faktin se gratë formësojnë të ardhmen e shoqërisë me sakrificën e tyre, Presidenti Erdogan tha: “Grave tona, mësueseve të para të njerëzimit, të cilat kanë një rol jetësor në formësimin e së ardhmes sonë me sakrificat, dashurinë dhe përpjekjet e tyre u uroj Gëzuar Festën e 8 Marsit, Dita Ndërkombëtare e Grave”.

Presidenti Erdogan theksoi se gratë janë shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë, ndërsa e vijon me këto fjalë mesazhin e urimit: “Është shumë e rëndësishme që gratë tona të kenë një zë në të gjitha fushat, duke filluar nga arsimi e deri në jetën e biznesit dhe politikë, t’i shprehin problemet e tyre, të jenë udhërrëfyese me sugjerimet e tyre për zgjidhje dhe të luajnë një rol pararojë. Siguria jonë më e madhe në këtë proces janë gratë tona të arsimuara, me vetëbesim dhe të guximshme“.

Kreu i shtetit turk tha se është detyrë e çdo shtrese e grupi të shoqërisë të parandalojë diskriminimin.

Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan kërkoi mëshirën e Allahut për gratë që kanë humbur jetën si viktima të dhunës, ndërsa grave të të afërmve të martirëve u uroi durim./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne