Presidenti Erdogan uron popullin hebre me rastin e festës së tyre të Vitit të Ri

residenti Rexhep Tajip Erdoan publikoi një mesazh urimi me rastin e Rosh HaShana, që në kalendarin hebraik përkon me Vitin e Ri.

Ai uroi të gjithë shtetasit hebrenj me rastin e kësaj feste.

“Populli ynë i shenjtë, në këto toka, që janë simbol i dashurisë dhe qytetërimit të tolerancës, për qindra vite, diversitetin shoqëror, kulturor, politik dhe njerëzor e ka pranuar si një pasuri të rëndësishme, që përforcon bashkimin dhe unitetin. Ditët e veçanta, kur qytetarët tanë të besimeve të ndryshme jetojnë kulturën dhe traditën e tyre, janë një rast për të përforcuar miqësinë dhe unitetin tonë të lashtë. Me këto mendime, me rastin e Rosh HaShana, që është një nga festat më të rëndësishme fetare të besimit hebraik, uroj të gjithë hebrenjtë, duke filluar nga ata që jetojnë në vendin tonë”, shkroi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në mesazhin e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne