Presidenti: Hapja e negociatave ishte edhe ëndërra e dëshmorëve partizanë

Politika nuk ndalet me thagmat që lëshon lartë e poshtë. Presidentit Ilir Meta i mjaftoi një shall i kuq në qafë dhe disa fotografi të rastit për të folur për ëndrrat e partizanëve të Batalionit të Dumresë, të cilat sipas tij politika e sotme ka detyrimin t’i bëjë realitet. Një prej atyre ëndrrave të partizanëve sipas presidentit ishte dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Jemi edhe shumë pranë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo ka qenë një ëndërr e dëshmorëve dhe e partizanëve tanë, sepse edhe themelet e Evropës së Bashkuar që u hodhën pas asaj lufte, u  bazuan te liria dhe në radhë të parë, te vlerat e antifashizmit”-deklaroi Presidenti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne