Presidenti i Iranit fillon vizitën zyrtare në Turqi

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani erdhi për një vizitë zyrtare në Turqi.

Ruhani dhe delegacioni shoqërues u pritën në aeroportin Esenboga të Ankarasë nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, Ambasadori i Iranit në Ankara, Ibrahim Taherian Fard dhe shumë autoritete të tjera.

Ruhani dhe Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin do të marrin pjesë nesër në samitin tresh me temë Sirinë, që do të zhvillohet me mirëpritjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne