Shqiperia

Presidenti i KE, Juncker: Negociatat? Ende s’kemi një datë për Shqipërinë, zgjidhni çështjen e kufirit

 

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker nga Athina deklaroi se pavarësisht dhënies së rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë ende nuk ka një datë.

Komisioni propozoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por kjo nuk do të thotë se kemi përcaktuar një datë.
Jean-Claude Juncker

Gjatë fjalës së tij në parlamentin grek, Jean-Claude Juncker është ndalur edhe te kufijtë në Ballkan duke kërkuar që zgjidhen para pranimit në BE të vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Rajoni ka pësuar shumë dhe nuk mund të lejojmë përsëritjen e tragjedive të viteve ’90. Në veçanti, mosmarrëveshjet në kufi duhet patjetër të zgjidhen para pranimit.
Jean-Claude Juncker

Shqipëria dhe Greqia aktualisht janë duke negociuar për të zgjidhur cështjen e kufirit detar. Këtë apel, Juncker e përsëriti edhe gjatë qëndrimit në Tiranë pak kohë më parë.

Pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga KE, Shqipëria ka nisur lobimin në BE për hapjen e negociatave në qershor. Puna më e vështirë për Shqipërinë është për të bindur tre vende skeptike, Gjermaninë, Francën dhe Holandën.

Dje Rama takoi Angela Merkel, e cila theksoi se Shqipëria duhet të plotësojnë edhe disa parakushte deri në qershor për të bindur vendet anëtare për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave.

OPINIONE