Presidenti i Palestinës më 28 gusht do të vizitojë Turqinë

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, më 28 gusht do të vizitojë Turqinë.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, bëri të ditur se Abbas më 28 gusht do të realizojë vizitë zyrtare në Ankara dhe se do të zhvillojë takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Kalın bëri të ditur se në takim Erdoğan dhe Abbas do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në Jerusalem, procesin e paqes në Palestinë dhe takimet për konsensusin kombëtar në Palestinë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne