Presidenti i PAOK u fut në fushë me pistoletë, autoritetet ndërpresin kampionatin

Ndeshjet në Super Ligën greke, pritet të pezullohen të gjitha, për një kohë të pacaktuar, pas ngjarjes së rëndë në ndeshejn e klubit të PAOK, ku pronari i klubit u fut në fushë i armatosur me një pistoletë dhe kërcënoi arbitrin e ndeshjes. Pronari i klubit të PAOK, është një nga njerëzit më të pasur në vend. Ai u fut në fushë, për të protestuar për një gol të anulluar dhe vrapoi drejt arbitrit duke tentuar të nxjerrë pistoletën, por nuk u lejua nga policia dhe personeli i stadiumit.

“Kemi vendosur të ndërpresim kampionatin, i cili nuk do të fillojë, deri në momentin që të kemi një plan veprimi, me të cilin të biem dakord, për rregullat”, u shpreh zëvendësministri grek i Kulturës dhe Sporteve, Georgios Vassiliadis.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne