Presidenti i Parlamentit Europian në selinë e PD, takim me Bashën

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku do të ketë një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force.

Kreu i PE shoqërohej nga ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Sassoli ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë ku ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.

Situata politike, reforma zgjedhore dhe hapat për çeljen e negociatave do jenë në fokus të diskutimeve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne